Në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut janë përfshirë dy avionë “air tractor” dhe një helikopter nga Turqia.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, informoi se sot herët në mëngjes kanë zbarkuar në aeroportin e Shkupit.
Në zjarrin në komunën e Novosellës do të ndërhyjnë dy “air tractor” turq së bashku me dy “air tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa një helikopter i policisë herët në mëngjes tashmë ka filluar shuarjen e zjarrit në malin Serta. Së shpejti pritet t’i bashkohet një helikopter i ushtrisë dhe helikopteri turk.
Angellov tha se sot fokusi do të jetë në këto dy zjarre. Është shuar edhe nga toka me një numër të konsiderueshëm zjarrfikësh, përfaqësues të shoqërive të gjuetisë, popullatës vendase dhe pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë pranë Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/
Për shuarjen e zjarreve në RMV janë përfshirë dy aeroplan dhe një helikopter nga Turqia appeared first on Telegrafi.