Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, i cili sot po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shprehu keqardhjen për vdekjen e politikanit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Pendarovski në një postim në rrjetin X, thotë se “kjo është ditë e trishtë për demokracinë”.
“Jam i tmerruar nga vdekja e politikanit rus Alexei Navalny. Ditë e trishtë për demokracinë, njerëzimi ka humbur një aktivist të patundur për të drejtat e njeriut. Ngushëllime të përzemërta bashkëshortes Julia dhe fëmijëve të tij”, ka shkruar presidenti Pendarovski në rrjetin social “X”.
Horrified by the death of Russian politician Alexei Navalny.
Sad day for democracy, humanity lost a staunch human rights activist.
Heartfelt condolences to his wife Yulia and his children.
— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) February 16, 2024
Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Vladimit Putinit, Alexei Navalny ka vdekur në një burg të sigurisë së lartë.
“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari A. A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, ku ka humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë.
“Menjëherë kanë arritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim, raporton skynews.
Ndërkohë, Moska këmbëngul se nuk ka informacion mbi shkakun e vdekjes së kritikut të Putinit./Telegrafi/
Pendarovski për vdekjen e Navalnyt: Ditë e trishtë për demokracinë appeared first on Telegrafi.