Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pati takim me James O’Brien, ndihmës sekretar i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
Në takim u bisedua për gjendjen aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, për procesin e reformave, si dhe për situatën politike në vendin tonë dhe në rajon.
Në takim, siç informojnë nga kabineti i Presidentit, është rikonfirmuar mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të Maqedonisë dhe është shprehur pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar se vendi do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/
Pendarovski-O’Brien: SHBA-të mbështesin RMV-në procesin e saj eurointegrues appeared first on Telegrafi.