Kandidati për president, Stevo Pendarovski, fushatën e tij dje e filloi në Prilep. Para qytetarëve porositi se vetëm nëse kemi unitet hyrja në BE do të ndodh shumë shpejt.
Ai sot do të mbajë miting në Probishtip dhe Shtip.
“Jam i bindur se nëse kemi unitet minimal mes nesh, po flas edhe për opozitën, shumë lehtë në 4 deri në 5 vitet e ardhshme do të bëhemi anëtare e BE-së dhe me këtë, në mënyrë praktike, do të rrumbullakojmë të gjithë qëllimet strategjike për të cilat kanë ëndërruar shumë gjenerata maqedonase dhe qytetarë të Maqedonisë. Në atë pjesë nuk jam i sigurt, për fat të keq kemi bashkëpunëtorë dhe bashkëbisedues nga ana tjetër.
Por edhe një gjë po ua them, problem i madh në vend çdoherë ka qenë krimi dhe korrupsioni i lartë, posaçërisht në shtetet të cilat janë në tranzicion ose nuk e kanë përfunduar tranzicionin”, pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.
Pendarovski: Nëse kemi unitet brenda pesë vjetëve mund të bëhemi anëtare e BE-së appeared first on Telegrafi.