Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e ka publikuar pasurinë e Izet Mexhitit si zv.kryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Mexhiti nuk ka paraqitur shumë pasuri në listën anketuese, ndërsa ajo që posedon është si më poshtë:
Pasuri e paluajtshme:
– shtëpi në emër të prindërve në Çair, me vlerë prej 9.200.000 denarë (149.338 euro).
Pasuri e luajtshme:
– makinë Peugeot në emër personal, me vlerë 1.359.000 denarë (22.059 euro).
Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:
– një xhirrollogari në emër personal për marrje të rrogës
Pasuria e Izet Mexhiti – posedon shtëpi 150 mijë euro në Çair dhe një makinë “Peugeot” appeared first on Telegrafi.