Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Ministri i ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq në emër të tij ka deklaruar prona banimi në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi si dhe disa automjete.
1 banesë në Kumanovë, me hapësirë prej 101 m2 në vlerë prej 4.250.000 denarëve (69070 euro), blerë në vitin 2006.
Një pronë tjetër poashtu në Kumanovë, me sipërfaqe prej 19 m2, në vlerë prej 500.000 denarëve (8125 euro), blerë në vitin 2012
Një pronë – tokë bujqësore në Nagoriçan të vjetër, me sipërfaqe prej 1121 m2 në vlerë prej 500.000 denarëve (8125 euro), blerë në vitin 2014, si dhe një tjetër pronë – tokë bujqësore, poashtu në Nagoriçan të vjetër me hapësirë prej 5805 e blerë në vitin 2024 mirëpo për të njejtën nuk është deklaruar vlerë monetare.
Patundshmëri jashtë Maqedonisë së Veriut, Stoilkoviq ka deklaruar një banesë në Serbi, me hapësirë prej 51 m2, në vlerë prej 7.250.000 denarëve (117825 eur0), blerë në vitin 2020.
Pasuri të luajtshme në RMV, Stoilkoviq ka paraqitur:
1 veturë Volkswagen Touareg prodhim i vitit prodhim i vitit 2018, në vlerë prej 2.100.000 denarëve (34128 euro), blerë në korrik vitin 2023.
1 veturë Seat Ateca prodhim i vitit 2017, në vlerë prej 1.200.000 denarëve (19502 euro), blerë në dhjetor të vitit 2022, regjistruar në emër të bashkëshortes së ministrit.
Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:
1 xhirollogari bankare në emër të tij për pagë dhe 1 në ëmër të bashkëshortes së tij poashtu për pagë.
Ka regjistruar 3 kredi në bankat e vendit.
Një kredi prej 4.650.000 denarëve (75570 euro) , e marrë në tetor të vitit 2019 dhe e shlyer në tetor të vitit 2024.
Një tjetër kredi aktive kredi prej 1.000.000 denarëve (16251 euro), marrë në qershor të vitit 2020 me afatizim kthimi deri në qershor 2025
Si dhe një kredi tjetër në vlerë prej 1.000.000 denarëve (16251 euro), marrë në dhjetor të vitit 2021 me afatizim kthimi deri në dhjetor 2026. /Telegrafi/
Pasuria e Ivan Stoilkoviqit, ministri me prona në RMV e Serbi appeared first on Telegrafi.