
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në emër të tij ka deklaruar 18 prona si tokë ndërtimore, me vlera dhe hapësira të ndryshme.
Ai nuk posedon shtëpi e as veturë në emër të tij.
Pasuria që e ka deklaruar Durmishi në KSHPK:
18 prona – tokë ndërtimore, prej tyre 9 në fshatin Sellcë, 8 në Reçicë të Vogël dhe 1 në Sedllarcë të Poshtme. Shumicën prej tyre, ministri Durmishi i paraqitur si pasuri të marra nga trashëgimia.
Sipas regjistrimeve, toka në Sedllarcë ka hapësirë prej 6162 m2, në vlerë prej 178.630 denarëve (2903 euro).
Njëra tokë në Reçicë të Vogël ka 390m2, me vlerë prej 625.290 denarëve (10162 euro).
Si dhe një tokë tjetër poashtu në Reçicë të Vogël, prej 232 m2, në vlerë prej 3.000.000 denarëve (48755 euro).
Poashtu ka deklaruar dhe 17 prona – tokë ndërtimore që janë në pronësi të vëllaut të tij.
Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:
Ka një xhirollogari bankare transaksionale për pagesa si dhe një kredi prej 600 mijë denarëve që e ka nënshkruar më 1 korrik 2020 me afatizim pagese deri më 1 korrik 2029. /Telegrafi/
Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale appeared first on Telegrafi.