Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut pa viza mund të udhëtohet në 129 vende, duke e renditur në vendin e 40-të sipas indeksit të pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2025, nga kompania konsulente britanike Henley & Partners.
Indeksi i “Henley & Partners” është renditja më e shpeshtë e pasaportave dhe bazohet në të dhënat zyrtare nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Faktori kryesor përcaktues në përcaktimin se sa “e fuqishme” është një pasaportë është se në sa vende mund të hyjë pa vizë.
Maqedonia e Veriut ndan vendin e 40-të me Malin e Zi dhe Ishujt Marshall.
Mga vendet e rajonit më mirë të pozicionuara janë Greqia në vendin e gjashtë dhe Sllovenia në vendin e 10-të. Kroacia është e 11-ta, Bullgaria e 15-ta, Serbia e 34-ta. Pasaporta e Shqipërisë është në vendin e 43-të, ajo e Bosnjë-Hercegovinës në vendin e 44-të dhe e Kosovës në vendin e 63-të.
Singapori ka pasaportën më të fuqishme në botë, pasi lejon udhëtimin pa viza në total prej 195 nga 227 vende dhe territore në mbarë botën. E dyta është pasaporta japoneze (193 vende), në vendin e tretë janë Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Koreja e Jugut dhe Spanja (192), në vend të katërt janë Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Suedia (191). E pesta janë Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (190), e gjashta janë pasaportat e Australisë dhe Greqisë (189), e shtata ajo e Kanadasë, Maltës dhe Polonisë (188), dhe e teta është Republika Çeke dhe Hungaria (187).
Pasaporta amerikane është në vendin e nëntë, të cilën e ndan me Estoninë, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 186 vende pa vizë, dhe lista e top 10 pasaportave më të fuqishme përmbyllet nga Letonia, Lituania, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në fund të listës janë Iraku, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë në 31 vende pa viza, Siria në 27 dhe Afganistani në 26 vende./Telegrafi/
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende appeared first on Telegrafi.