Partnerëve të koalicionit qeveritar u mbetet të zgjedhin në Kuvend funksionarët me të cilët do të përfaqësohen në eshalonin e dytë, pozitat e zv/ministrave në qeverinë e re, por edhe të caktojnë funksionarët që do të udhëheqin me drejtoritë të cilat do t’u takojnë.
VLEN konfirmon se në ndarjen e pushtetit do t’i takojnë 30% nga numri i përgjithshëm i drejtorive, të cilat duhet të ndahen mes partnerëve të koalicionit, Aleancës për Shqiptarët krahut të Taravarit, Alternativës, Besës, Lëvizjes Demokratike, si dhe Bekim Qokut edhe pse pa subjekt politik. Nga koalicioni sqarojnë se kanë një metodologji se si do të bëhet ndarja megjithatë nuk do ta zbardhin deri sa nuk e konfirmojnë liderët në një takim, i cili ka gjasa të mbahet brenda javës. Bisedimet mes grupeve të punës brenda VLEN për ndarjen e drejtorive kishin filluar prej kohësh, menjëherë pas caktimit të emrave të ministrave dhe zv/kryeministrave.
Sa u takon zv/ministrave, VLEN pritet të ketë shtatë zv/ministra në qeverinë e re.
Nga ana tjetër, partia e Maksim Dimitrievskit ZNAM do të ketë dy zv/ministra. Vetë kreu i partisë, në prononcimet e fundit, nuk zbardh për sa drejtori është marrë vesh. Ai thotë se për këtë çështje, nuk është biseduar akoma me kryeministrin Mickoski.
Drejtorit më të pëlqyera historikisht nga partitë politike janë MEPSO, Hekurudhat, Fondi pensional, Posta, Rrugët e Maqedonisë, etj.
Partnerët e qeverisë duhet të votojnë zv.ministrat dhe të zgjedhin drejtorët e ardhshëm appeared first on Telegrafi.