Deri në fund të së premtes së sotme në Maqedoni do të kemi mot kryesisht të vranët dhe të ftohtë me erë mesatare, herë pas here të fortë nga veriu dhe më e theksuar do të jetë për rreth Vardarit. Në rajonet jugperëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat malore, e më pas në orët e mbrëmjes dhe të natës drejt nesër të shtunës dhe në disa zona më të larta të banuara do të ketë borë të herëpashershme. Nuk përjashtohet mundësia që vija e borës të bjerë nën 1000 metra mbi nivelin e detit.
Nesër (e shtunë) herët në mëngjes do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe bore në rajonet jugperëndimore, ndërsa gjatë ditës, si dhe të dielën do të kemi mot stabil, të thatë dhe kryesisht me diell, me paraqitje të vogla lokale të reve. Të dielën në mëngjes në luginat e lumenjve do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat vende-vende do të jenë shumë të dendura.
Në rajonin e Shkupit deri në fund të së premtes do të kemi mot kryesisht të vranët me kushte për reshje lokale të dobëta shiu dhe kohë pas kohe do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior.
Gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell me paraqitje të vranësirave të vogla lokale. Në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta.
Sa i përket temperaturave, edhe në mëngjes do të jetë shumë më i ftohtë për shkak të uljes së temperatura minimale që do të bien në intervalin prej -6 deri në 2 gradë, ndërsa në vendet e larta dhe malore ato mund të jenë më të ulëta. Temperaturat maksimale ditore do të rriten sërish në intervalin prej 6 deri në 12 e 13 gradë.
Në Shkup në mëngjes temperatura do të zbresë në intervalin prej -3 deri në 1 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë rreth 12 gradë.
Parashikimi i motit gjatë fundjavës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.