Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “sulm seksual dhe dhunim”.
“Më 5 shtator, 31-vjeçari ka sulmuar një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj, ka tentuar qëllimisht të kryejë akte seksuale ndaj saj. Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Boris Trajkovski” afër komunës Kisella Boda, i dyshuari e ka kapur me të dyja duart dhe ka tentuar ta tërheqë zvarrë në një rrugë anësore”.
“Ai e shtyu dhe tentoi ta sulmonte seksualisht. Gruaja vazhdonte të bërtiste, të kërkonte ndihmë dhe të përpiqej të çlirohej, dhe kur njerëzit filluan të mblidheshin, i dyshuari e la të ikte pa e realizuar qëllimin e tij”, thonë nga Prokuroria.
Gjithashtu shtojnë se prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, me të cilin ka deklaruar se ekziston rreziku që ai të ikë, të pengojë procedurën penale ose të përfundojë tentativën e veprës penale.
“Gjykata themelore penale e Shkupit e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/
Paraburgim për një 31-vjeçar, tentoi ta përdhunojë një grua në Shkup appeared first on Telegrafi.