Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 25-vjeçar për veprën penale “sulm seksual dhe dhunim”, si dhe veprën “shantazh”.
Siç thonë nga Prokuroria, i dyshuari në periudhën dhjetor 2023 deri në mars 2024, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë të vajzës së dëmtuar 18-vjeçare, e ka shtyrë atë të kryejë akte seksuale, pa pëlqimin e saj, me kërcënim serioz se do të zbulojë diçka që do dëmtojnë nderin dhe reputacionin e saj.
Përmes një profili në rrjetin social ai komunikonte me viktimën, përdorte fotot e saj intime dhe e kërcënonte se do t’i shpërndante dhe do t’i bënte publike duke e nxitur atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera seksuale kundër vullnetit të saj.
Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Propozimi, siç njoftojnë autoritetet, është pranuar dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/
Paraburgim për një 25-vjeçar nga Manastiri, e ka përdhunuar dhe kërcënuar një 18-vjeçare appeared first on Telegrafi.