Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçarit nga Kosova, i cili dyshohet se fundjavën e kaluar e ka shkaktuar zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.R. (38) nga Kosova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “rrezik i përgjithshëm”. I akuzuari më datë 06.10.2024 ka shkaktuar zjarr në lokalet bodrum të komunës së Tetovës, me çka është kapur dhe i është hequr liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, të cilën do ta mbajë në Burgun e Shuto Orizares në Shkup./Telegrafi/

Paraburgim për 38-vjeçarin nga Kosova i cili dyshohet për zjarrvënie në bodrumet e Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version