
Gjykata Penale caktoi paraburgim, arrest shtëpiak dhe masa kujdesi për 23 persona nën hetim për abuzim ndihmën financiare për person të tretë dhe pensionit invaliditeti.
Nëntë personave iu caktua 30 ditë paraburgim, pesëve arrest shtëpiak dhe nëntë të tjerë masa kujdesi. Ministria e Brendshme, në koordinim me prokurorinë, dje kreu kontrolle në disa lokacione në zonat e Shkupit, Velesit, Tetovës dhe Gostivarit, ku gjithsej 23 persona u privuan nga liria, ndërsa një person ishte i pa qasshëm për organet e rendit.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se për këta individë janë siguruar prova për aktivitet kriminal korruptues. Ata kanë mundësuar në mënyrë të paligjshme, për veten e tyre dhe për persona të tjerë, fitimin e pabazuar të të drejtave sociale për kujdes për person të tretë dhe për të drejtën për pension invaliditeti, me të cilat veprime të paligjshme shkaktuan dëme në buxhetin dhe fondet e shtetit.
Paraburgim dhe masa kujdesi për 23 persona, dyshohen për abuzim me ndihmën për person të tretë dhe pensionet e invalidetit appeared first on Telegrafi.