Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, vizitoi Maqedoninë në maj të vitit 2019.

Vizita ishte pjesë e turneut të tij tre-ditor në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë dhe shënoi vizitën e parë të një kreu të Kishës Katolike Romake në vend.

Në aeroportin e Shkupit Papa u prit nga presidenti i atëhershëm i vendit, Gjorge Ivanov dhe kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev, si dhe u prit me nderimet më të larta shtetërore në vilën presidenciale në “Vodno”.

Festimi qendror u mbajt në sheshin Maqedonia në Shkup, ku morën pjesë rreth 15 mijë persona dhe 300 ekipe gazetarësh, ndërsa Papa Françesku kremtoi Liturgjinë e Shenjtë Papnor.

Papa vizitoi edhe Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, e cila u shpall shenjtore nga Vatikani në vitin 2016.

Vizita e kreut të Kishës Katolike Romake përkoi me kremtimin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit./Telegrafi/

Papa Françesku vizitoi Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version