Hallkat elektrike për burgim shtëpiak pas dhjetë vjetëve më në fund do të vendosen në përdorim, tha në intervistë për TV21 Drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov.

“Për rreth dy muaj, më në fund pas dhjetë vjetëve do të vendosen në funksion hallkat që funksionojnë në numër të madh në vendet europiane dhe SHBA-të.

-Në Amerikë që nga vitet e 80-ta kemi parë nëpër filma… Çfarë të them, ne jemi në vitin 2024 dhe nuk e di se çfarë duhet bërë, sikur të ngjitemi në Mars”, tha Aleksandar Pandov, drejtor i DZS-së.

Ndryshe Ligji për “Shërbimin e provës” hyri në fuqi në nëntor të vitit 2016. Deri tani pajisja e blerë për zbatimin e ligjit, siç janë hallkat, monitorët dhe softuerët nuk janë vendosur në funksion. Burgimi shtëpiak është edhe njëra prej zgjedhjeve për uljen e numrit të të burgosurve.

“Trageti kryesor i cili fillimisht do të lirohet janë personat e moshuar, të sëmurit me sëmundje malinje, me sëmundje të rënda dhe gra shtatzëna dhe fëmijë të vegjël. Ata menjëherë mund të shkojnë në burgim shtëpiak”, shtoi Aleksandar Pandov, drejtor i DZS-së.

Hallka e cila me vete ka GPS, së bashku me pajisjet tjera dhe Shërbimi i provës duhet të garantojnë se i burgosuri nuk është larguar nga shtëpia dhe se hallka vazhdimisht është e vendosur.

“Hallkat për vuajtjen e dënimit të burgimit shtëpiak janë donacion në vlerë prej 1.5 milion euro dhe parametër të lëvizjes prej 20 – 30 metrave për lëvizje. Do të ketë dhomë kontrolli, do të ketë aty të punësuar, nëse i burgosuri largohet nga ai parametër, menjëherë sinjalizohet në Drejtori dhe ajo pajisje që do të vendoset në shtëpinë e tij. Ka dëgjuese, nëpunësi i lajmërohet, nëse nuk paraqitet, telefonata e ardhshme është në MPB se ai person është në arrati”, theksoi Aleksandar Pandov, drejtor i DZS-së.

Hallkat për vuajtjen e dënimit të burgimit shtëpiak janë donacion në vlerë prej 1.5 miliona eurove ndërsa nuk janë vendosur në funksion për shkak se në vitin e parë të furnizimit të tyre, në vitin 2015, sa zgjaste periudha e garancisë nga prodhuesi. Ata nuk u vendosën në funksion as në vitin e dytë pas furnizimit. Kur më pas u ngrit nismë për vendosjen e tyre në funksion, duhej të blihen bateri të reja që kushtonin shumë, posaëriaht pasi që u kalua periudha e garancës .

Ligji i Provës parashikon mundësi që autorët e krimeve të lehta dhe personat që kanë mbajtur gjysmën e dënimit dhe duan të risocializohen, nëpërmjet aftësive dhe njohurive, të përfshihen drejtpërdrejt në komunitet, por për këtë arsye duhet të hapen zyrat e provës.

Pandov: Personat e dënuar me burg shtëpiak do të përdorin hallka elektronike me GPS appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version