Ndonëse shumë të rinj ishin mbledhur për tu argëtur në diskotekën Puls në Koçan, për 59 prej tyre orët e para të mëngjesit të së dielës ishin orët e fundit të jetës, pasi diskoteka u përfshi nga flakët.

Rasti ndodhi rreth ores 03:00 të mëngjesit, kur disa fishezjarre skenike kanë prekur tavanin e diskotekës, gjë që bëri që ai vend të shkrumbohet i tëri.

Nga një vend me drita, gjallëri dhe muzikë, u kthye në vend tmerri e paniku.

Deri më tani ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se ndër viktimat është dhe një polic, i cili ka qenë duke ndihmuar në rastin fatal, teksa premtoi hetim të shpejtë dhe të drejt të rastit.

Lexo po ashtu
Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, Toshkovski: 59 të vdekur, 155 të lënduar

Pamje nga diskoteka e djegur tërësisht.

Pamje droni nga diskoteka “shkrumb e hi” në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version