Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski kumtoi se janë paguar subvencionet për masat 1.3 dhe 1.10 nga Programi për vitin 2023. Mjetet, informoi, prej sot tashmë do të jenë në dispozicion për bujqit
Sipas Tripunoskit, sot janë paguar 252.234,467 denarë për masat 1.3 për 4.328 bujq për prodhimin e realizuar të grurit, elbit, lulediellit, panxharit të vajit dhe lulekuqes nga Programi për vitin 2023 dhe 14.743.587 denarë për masën 1.10 ndaj 293 bujqve për pemë të dorëzuara te përpunuesit vendor nga programi për vitin 2023.
“U realizua edhe një premtim se do ta ndjekim kaosin me pagesat e subvencioneve, vetëm me punë të ndershme, me përgjegjësi dhe me përkushtim do të arrijmë deri te qëllimi, e ai është bujq të kënaqur”, tha Tripunovski.
Paguhen subvencionet për grurin, elbin, lulediellin, panxharin e vajit dhe kultura tjera bujqësore appeared first on Telegrafi.