Kandidati për president nga radhët BDI-së, Bujar Osmani sot në takimin me përfaqësues të forumeve studentore dhe punonjës në arsim në Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, tha se BDI bashkë me partitë rome, turke dhe boshnjake po krijon bllokun e tretë që pretendon të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.
Osmani tha se të gjitha komunitetet tjera etnike kanë përfituar nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa theksoi se mendon se Fronti Europian është vonuar si ide.
“Ne nuk garojmë me partitë politike opozitare shqiptare, ajo është ligë tjetër, ato janë gara lokale. Ne sot kemi bllokun e tret dhe ne dalim për të kërkuar mandat për të udhëhequr shtetin, jo më vetëm për kryeministrin e parë, por kryeministër për të gjithë dhe mandat për të formuar qeveri, që do t’i prijë ky bllok i BDI-së me partnerët e koalicionit shqiptar dhe komunitetet tjera”, tha mes tjerash Osmani.
Osmani: Nuk garojmë me partitë opozitare shqiptare, ne kërkojmë mandat për të udhëhequr shtetin appeared first on Telegrafi.