Kandidati për president, Bujar Osmani i shoqëruar nga kreu i partisë turke TDP, Bejxhan Iljas kanë realizuar takime me qytetarë në Radovish dhe Shtip, ku ka prezantuar programin e tij.
Osmani ka falënderuar qytetarët për mbështetjen: “Mbështetja është nderi më i madh në jetë që ma bëni. Do ta respektoj mbështetjen tuaj me gjithë qenien time. Nuk do ju zhgënjej”.
“Vlerësoj se ky shtet meriton më shumë. Dua të gjithë komunitetet të kenë sukses në këtë shtet dhe përmes këtij shteti. Prandaj edhe formuan këtë Front Europian. T’i vendosim mur nacionalizmit, t’i vendosim mur izolimit dhe bllokadës dhe të mundësojmë integrim europian. Në këto zgjedhje s’kam folur për veten sepse brenda 7 viteve keni pasur mundësi të më vlerësoni”, tha Osmani para të pranishmëve.
Osmani u zotua se nëse e fiton mbështetjen Maqedonia e Veriut do të jetë vend anëtar i BE-së deri në vitin 2030. Ai theksoi se vetëm kjo është alternativja që fëmijët tanë të mos ikin nga vendi.
Osmani në Radovish dhe Shtip, përveç takimeve me qytetarë është takuar edhe me esnafët e çarshisë, ka vizituar bizneset e rajonit dhe prej së afërmi është njohur me problematikat, sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar ekonominë.
Osmani në Radovish dhe Shtip: T’i vendosim mur izolimit dhe bllokadës appeared first on Telegrafi.