Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani propozoi që ndryshimet kushtetuese të realizohen përmes vendosjes së klauzolës në ligjin për zbatimin e Kushtetutës, respektivisht që nëse Bullgaria në 5 vitet e ardhshme vazhdon ta pengojë RMV-në me çështje tjera në rrugën drejt BE-së, atëherë Parlamenti të ketë të drejtën që t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese.
“Ne duhet t’i realizojmë ndryshimet kushtetuese. Ja unë po shkoj një hap para, nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese sot, ne mundemi lirisht në Ligjin për zbatimin e Kushtetutës, ta vendosim një klauzolë, ku thuhet nëse brenda 5 vjetëve vazhdon Bullgaria ta pengojë Maqedoninë e Veriut për çështje që s’kanë të bëjnë me BE-në, Parlamenti ka drejtë t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese, por të hyjnë në fuqi tani”, tha Osmani në “Daily Click”.
Osmani thotë se jemi duke e informuar komunitetin ndërkombëtarë në detaje, me pasojat, me atë që ndodhë.
Osmani tha se iniciativa për gjuhën shqipe dhe balancerin me vite kanë qëndruar në sirtaret e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo kur ka ujdi politike këto gjëra tejkalohen.
Osmani tha se balancuesi është keqpërdorur nga të gjithë etnitë në vend.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nuk i njeh më bashkësitë etnike, nuk i njeh më njerëzit më në bazë të identitetit kombëtar, ua mohon për të pasur të drejtat kolektive, pra do të ketë vetëm të drejta individuale.
Osmani: Ndryshimet kushtetuese t’i bëjmë me vendosjen e një klauzole appeared first on Telegrafi.