Bujar Osmani, kandidati për president, sot para mediave diskutoi për çështjet e ikjes së rinisë nga shteti, duke shprehur vetëdijen për shkaqet që çojnë deri në këtë pikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Migrimin e të rinjve ne nuk mund ta ndalim, ne duhet ikjen e trurit ta shendojmë ne qarkullim te trurit që njerëzit te kenë mundësi mobiliteti të kenë mundësi të shkollohen jashtë, por te kthehen përsëri për zhvillim të njerzve”, tha Bujari.
Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese duhet te behën menjëherë, te bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian deri në 2030, të rrisim stanartin jetësor. /Telegrafi/
Osmani: Ndryshimet kushtetuese dhe integrimi në BE për t’i dhënë rinis shansin për zhvillim appeared first on Telegrafi.