
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka qenë i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, ku ka fol për aktualitetin politik në vend.
Osmani ka thënë se BDI-ja është më e fuqishme se kurrë pasi këtë fuqi e sjell dobësia e partnerit shqiptar në qeveri, VLEN. “BDI është më e fuqishme se kurrë pasi ne kemi pas oponent premtimin, dhe për herë të parë njerzit mund të krahasojnë arritjet tona dhe të atyre. Para tetë muajve këto premtonin ndryshimin. Ne e kishim kryeministrin ato thoshin kuedi se çfarë. Arritjen më të madhe ata e kanë drejtorin e Filharmonisë së Maqedonisë ndërsa ne për krahasim e kemi kryeministrin e parë shqiptar” tha mes tjerash Osmani.
Në lidhje me partnerin maqedonas në Qeveri, Osmani tha se ka dakordësi mes LSDM-së, OBRM-PDUKM-së dhe oligarkisë maqedonase që të rrënojnë legjitimitetin dhe sipas tij, “të zgjedhin shqiptarë të përshtatshëm për sistemin” që të deligjitimojnë faktorin shqiptar në qeveri, pasi e panë se shqiptarët po fuqizohen” tregoi Osmani, duke treguar edhe detaje nga takimi.
Ai nuk e mohoi komunikimin me Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit, duke e quajtur si komunikim normal me ish-kolegë ministra të cilëve ju sugjeron se pjesmarrja në qeveri është e dëmshme për shqiptarët.
Për kandidaturën në Komunën e Çairit, ashtu si flitet se ai do jetë kandidat, tha se nuk është i sigurtë për këtë nismë pasi pritet një herë një epilog i ngjarjeve dhe nuk e di a do ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare. /Telegrafi/
Osmani: BDI-në e bëjnë të fuqishme krahasimet me rezultatet e VLEN-it appeared first on Telegrafi.