Derisa gripi dhe kolla e keqe kanë marrë hov, shkollat dhe kopshtet janë gjysmë bosh. Ohri dhe Struga po përballen me mungesë serioze të mjekëve pediatër. Në këto dy qytetet, këta mjek mund të numërohen në gishta. Edhe pse në moshë të shtyrë, mjeku Nikolla Filev ende kujdeset për fëmijët nga Ohri, pasi nuk ka kush ta trashëgojë atë.
“Qëndroj vullnetarisht, aq sa mundem, janë pak mjekë pediatër, mund t’i numërosh në gishta. Jemi dy njerëz e gjysmë. Është problem i madh dhe është dashur të mendohej prej kohësh që të mos ndodh, por ne jemi të pafuqishëm. Përveç faktit që kemi apeluar si profesionistë se do të vijmë në situatë dhe ja tani është shumë delikate. Duhet të shkojnë njerëzit deri në Strugë me foshnje tre kilogramë, është dimër. Këto janë situata të shpejta dhe urgjente”, deklaroi Nikolla Filev- pediatër.
Filev thotë se në specializimin për pediatër duhet të dërgohet personel më i madh.
“Specializimi zgjat pesë-gjashtë vjet, është rritur dhe nëse vijnë nuk do të kemi ekip profesional të përhershëm. Duhet kohë për t’u bërë pediatër profesionist”, tha Nikolla Filev- pediatër.
Mjekë pediatër nuk ka mjaftueshëm as në repartin e fëmijëve në Ohër, i cili këtë dimër, për të tretin vit radhazi, punon vetëm si ambulancë e zakonshme.
“Ju nuk mund ta kontrolloni virusin dhe temperaturën tek fëmijët dhe t’u tregoni atyre se çfarë do të bëni pas orës 20:00, përpiquni të qetësoheni. Natyrisht që Ministria e shëndetësisë duhet të gjejë zgjidhje dhe kjo është hapi i radhës për zgjidhjen e problemit, që fatkeqësisht në Ohër në shekullin 21 është mungesa e kujdesit të përgjithshëm shëndetësor për qytetarët e rinj të Ohrit”, u shpreh Vllatko Stojkoski- nisma “Shpëtim për repartin e fëmijëve”.
Por, asnjë ministër i Shëndetësisë nuk e ka zgjidhur këtë problem të rëndë deri më tani kurse premtimet e tyre kanë mbetur vetëm fjalë boshe./Alsat/
Ohri dhe Struga po përballen me mungesë serioze të mjekëve pediatër appeared first on Telegrafi.