Në kushte shumë të ndërlikuara, i lidhur me pranga, zinxhirë dhe dryna, i zhytur në fund të liqenit të Ohrit, pranë portit të qytetit në Ohër, 70-vjeçari Jane Petkov nga Bullgaria arriti të çlirohet dhe doli në sipërfaqen e ujit duke ndjekur shembullin e iluzionistit me famë botërore Harry Houdini.
Para të bëmave të tij, ai përdor teknika të pazakonta ndërmjetësimi dhe frymëmarrjeje. Thotë se nuk ndalet këtu, por duke mbajtur trupin në këtë formë do të vazhdojë të befasojë me bëma të reja.
“Ndihem mirë. Kisha pak të ftohtë, por gjithçka përfundoi me sukses. Veçanërisht do të theksoj se mendimi pozitiv dhe energjia që kam më ndihmon t’i përfundoj të gjitha sfidat me qetësi dhe në mënyrë të shkëlqyer. Gjithmonë vendos sfida të reja dhe akoma më të vështira përpara meje, por ato nuk janë të vështira, nëse një person ka njohuri të mjaftueshme, si t’i bëjë ato. Nuk ka gjëra të pamundura, gjithçka mund të arrihet, vetëm duhet besuar në të. Sekreti i vitalitetit dhe suksesit është harmonia e tre energjive themelore, ndjenjave, mendjes dhe ujit”, deklaroi Jane Petkov – njeri amfib.
Ky ishte manifestimi i dytë i organizuar nga Kryqi i Kuq i Ohrit me Jane Petkov. Ngjarja e parë sportive – mjekësore për një rekord Guinness, u organizua në shtator të vitit 2013, kur Jane Petkov notoi distancë prej më shumë se 2 kilometrash në liqenin e Ohrit, tërësisht e lidhur në një thes./Alsat/
Ohër, 70 vjeçari nga Bullgaria çlirohet nga zinxhirët nën ujë appeared first on Telegrafi.