Oda Ekonomike në RMV vlerëson se pushteti qendror është korruptuesja më e madhe e biznesit provat. Sipas tyre, kompanitë nuk e paraqesin atë në organet kompetente, pasi nuk besojnë në to, ndërsa një pjesë e tyre kanë frikë se ajo do të ndikonte ndaj punës së tyre.
Kërkimi i parave, dhuratave, apo shërbimeve të tjera janë format më shpeshta të korrupsionit me të cilat përballet sektori privat i biznes. Sipas të dhënave të hulumtimit të Odës Ekonomike për vitin 2023, sektorit të biznesit u është kërkuar mito për procedurat për marrje të lejes apo miratim, për mbikëqyrje inspektuese, për procedura doganore dhe procedura të tenderit dhe ka një grup të përgjigjeve të tjera për procedura tatimore, gjyqësore dhe të kadastrës. Ndërkaq, numri më i madh i kërkesave korruptuese, vjen nga pushteti qendror.
“Sipas 78 përqind të kompanive kërkesat korruptive kanë ardhur nga pushteti qendror, ndërsa sipas 22 përqind nga pushteti lokal. Kompanitë që janë përgjigjur se u janë kërkuar para, 51%, do të thotë më shumë se gjysma, kanë thënë se u janë kërkuar në mes të 1000 dhe 10 mijë euro dhe ajo është përgjigja më e shpeshtë, pesë kompanive u janë kërkuar më shumë se 100 mijë euro, që do të thotë se nuk janë çdoherë të vogla shumat, ndërkaq, gjatë tenderave publik më shumë përgjigje shkojnë në atë drejtim se janë kërkuar para prej 6 deri në 10% nga shuma e tenderit”, tha Zoran Jovanovski, nënkryetar i Odës Ekonomike.
Edhe pse përballen me një nivel të lartë të korrupsionit, kompanitë nuk e paraqesin atë në organet kompetente, pasi nuk besojnë se, ajo do të kishte ndonjë efekt, ndërsa një pjesë e tyre kanë frikë se ajo do të ndikonte ndaj punës së tyre.
“Një pjesë e kompanive propozojnë që të rriten dënimet për vepra korruptuese, Prokuroria publike të ketë për obligim që në afat të arsyeshëm të prononcohet për paraqitjet që i merr nga Komisioni për Antikorrupsion, të rritet vetëdija e gjithë qytetarëve dhe të rritet integriteti në punën e biznesit” – tha Zoran Jovanovski, nënkryetar i Odës Ekonomike
Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit “Qytetarët kundër korrupsionit”. Anketa është bërë në mars, në të janë përgjigjur 138 kompani, prej të cilave 75 u janë përgjigjur të gjitha pyetjeve. /TVKlan.mk/
Oda Ekonomike në RMV: Pushteti qendror korruptuesja më e madhe e biznesit privat appeared first on Telegrafi.