LSDM gënjen për prokurimin e makinerive për vendosjen e shenjave të trafikut, duke shkuar me narrativën se është aferë e madhe, kur në fakt bëhet fjalë për prokurim shtëpiak, reagojnë nga OBRM-PDUKM ndaj akuzave të LSDM-së.
“LSD thotë se një makinë e tillë mund të blihej për (kuotim) “dy deri në tre mijë euro”.
Le të themi se është kështu, bashkangjitur është një link për blerjen e një makinerie të tillë të bërë nga komuna e Strumicës, ku kryetar është Kosta Kostadinov nga LSD. Një makinë e tillë është blerë për një shumë prej 15 mijë eurosh, ose 6 herë më e lartë se sa pretendon LSD se mund të blihet.
Rrjedhimisht, ne do të bëjmë të njëjtat pyetje që bën LSD.
Çfarëdo që thonë dhe gënjejnë nga LSD-ja kleptomane, është e qartë se kryetarët e LSD-së janë kapur në flagrancë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
OBRM-PDUKM: Të njëjtën makinë për të cilën akuzon LSDM e ka blerë edhe komuna e Strumicës appeared first on Telegrafi.