Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar kryeministrin teknik Talat Xhaferi për sjellje të papërgjegjshme në ditën e parë të punës së tij.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në ditën e parë Talat Xhaferi e ka realizuar projektin e parë si kryeministër, “e ka parkuar makinën e tij në shesh të Shkupit për të pirë kafe në restorant”.

Dita e parë e punës e Talat Xhaferit si kryeministër teknik dhe ai realizoi menjëherë projektin e tij të parë, duke parkuar Mercedesin zyrtar në shesh për të pirë kafe në një restorant. Fatmirësisht Xhaferi nuk është i kompleksuar deri në atë masë, përndryshe do të kishte shkuar në punë me avionin e qeverisë”.

“Autokrati nga Forina, duhet ta dijë se posti që ai kryen është i përgjegjshëm dhe kërkon seriozitet, jo krekosje dhe sjellje fëmijërore. Mijëra qytetarë varen çdo ditë nga politikat, masat dhe projektet e qeverisë. E kuptojmë që as Kovaçevski dhe as dikush nga SDS-ja nuk do të mundohen ta kritikojnë Talat Xhaferin, sepse tani po lypin lista të përbashkëta, por megjithatë në emër të interesave të qytetarëve le ta këshillojnë të qëndrojë në tokë dhe t’i shërbejë mandatit me dinjitet deri në zgjedhje”.

“Filmi me puro, pije, vetura zyrtare, sigurime, mbyllja e zonave të këmbësorëve e të ngjashme, flasin për personalitetin e Xhaferit, të cilin mund ta ketë marrë nga nëntoka me të cilët ka qenë shok”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi e realizoi projektin e parë, e parkoi makinën e tij në shesh për të pirë kafe appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version