OBRM-PDUKM-Partia Popullore e ish-Kryeministrit , Ljupço Georgievski, ka reaguar lidhur me shënimin e Betejës së Kumanovës.
Sipas tyre dikush bën revizionin e historisë së maqedonasve, me rastin e shënimit të 112-vjetorit të Betejës së Kumanovës ku tek përmendorja “Zebërnjak”, ka marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Ivan Stoilkoviq.
“Ishim dëshmitarë kur Maqedonia jonë kremtonte nisjen e ngjarjes më tragjike të historisë së saj, ndarjet ballkanike të Maqedonisë. Me prezencën e Nënkryetarit të Qeverisë që zyrtarisht prezanton shtetin, me prani të flamurit maqedonas dhe eprorëve maqedonas edhe një herë ishim dëshmitarë të nënçmimit të një shteti që kremton okupimin. Para 10 viteve kur Kryeministri Nikola Gruevski, për herë të parë, promovoi kremtimin në Zebërnjak, menduam se do të jetë vetëm një akt, por doli që këto kremtime të bëhen cdo vit dhe jo vetëm të Betejës së Kumanovës, por u zgjeruan edhe në Betejën e Bregalnicës, Betejës së Kajmakçalanit, gjithë kjo e shoqëruar me rikonstruimin e përmendoreve, të cilët nga viti 1918 deri në 1941 dinastia e Karagjorgjeviqit i ka bërë në “Banovinën” e Vardarit”, thuhet në reagimin e partisë.
Ata pyesin Qeverinë e RMV-së se me cilën të drejtë përfaqësuesit zyrtar serb, në vend të emrit Maqedonia përdorin termet “Serbia e Vjetër”, “Serbia Jugore” dhe “Mbretëria Jugosllave” dhe flasin për çlirimin e “tokave serbe” dhe të popullit serb.
“Duam ta dijmë nëse ka patur komision historik dhe cilët historian kanë marrë pjesë në këtë ndryshim të qartë të historisë zyrtare maqedonase. A ka marrëveshje për këtë, kur janë nënshkruar? Kërkojmë të publikohen dhe duam ta dijmë se cfarë përfiton Maqedonia nga kjo” – thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së popullore.
OBRM-PDUKM Popullore: Me çfarë të drejte zyrtarët serb i drejtohen RMV-së me emra si “Serbia e Vjetër” ose “Serbia Jugore”, po bëjnë revizion historik appeared first on Telegrafi.