Deputeti i OBRM-PDUKM-së Mile Lefkov ka vazhduar zbardhjen e siç thekson skandaleve të ish ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Sipas Lefkov, ish ministrja ka shpenzuar pa mëshirshëm paratë e të buxhetit, madje duke paguar me kartelë zyrtare karta avioni për në Dubai në vlerë prej 3 mijë euro.
“Dëshirën e Antoanestës për të shëtitur shteti e ka paguar madje edhe kur ajo nuk ka udhëtuar. Më 05.02.2022 Antoaneta me kartelën e saj zyrtare, me paratë e popullit blen 3 karta avioni për në Dubai në vlerë prej 173 499 denarë. Kur është dashur të niset në rrugë, ajo nuk ka shkuar. Deri në moment të fundit nuk i ka kthyer kartat dhe paratë kanë humbur. Më pas faturat e tilla i ka dërguar në Ministrinë e Kulturës me qëllim që ta arsyetojë shpenzimin si harxhime rruge”, u shpreh Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM.
OBRM-PDUKM për ish-ministren e Kulturës: Antoaneta me paratë publike ka blerë tre bileta aeroplani për Dubai dhe nuk ka udhëtuar appeared first on Telegrafi.