Për të 13-ën ditë nuk po funksionojnë sallat operative të Kirurgjisë, LSDM dhe BDI, duke e lënë shëndetësinë në kaos, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
“Dhjetëra e qindra pacientë janë dërguar në spitalet e tjera të Shkupit për shkak se nuk funksionon Kirurgjia në Klinikë, e që prej 2 ditësh nuk funksionojnë as aparatet CT dhe rentgen. Sikur të mos mjaftonte kaosi me sallat e operacionit.
Dhe ndërsa Klinika është në kolaps, të paktën pesë nga menaxherët dhe administruesit e Kirurgjisë, duke përfshirë Admir Dajoski, drejtorin ekonomik, shkuan në një udhëtim në mes të kaosit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje pyesin se a e din LSDM dhe BDI po bëjnë dëme sistemit shëndetësor?./Telegrafi/
OBRM-PDUKM: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji appeared first on Telegrafi.