Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se fjalët e Stevo Pendarovskit duhet të merren me shumë kujdes. Nga OBRM-PDUKM thonë se ai është sinonim i një personi që thotë diçka deri në mesditë, shpjegon veten në mesditë dhe në mbrëmje tashmë e mohon atë.
“Ai pa turp tha në vitin 2020 se ishte “e pamend” të flitej për ndryshimin e kushtetutës maqedonase në kontekstin e kërkesave dhe vetos bullgare. Madje ai me arrogancën e tij tipike pohoi se i kishte të gjitha informacionet nga takimet me zyrtarë nga Bullgaria dhe një pyetje e tillë nuk ishte hedhur në tryezë. Ai ka thënë dhe ka gënjyer kushedi sa herë”.
“Pikëpamjet e Pendarovskit ndryshojnë me fryrjen e erës. Nuk është as dinjitoze dhe as madhështore. Sot, Stevo Pendarovski, pa i rrahur sytë, sikur të mos kishte thënë kurrë ndryshe, i bind qytetarët se Kushtetuta e Maqedonisë duhet të ndryshohet sipas diktatit bullgar. A është sot Pendarovski “nga mendja” kur komploton për të hapur dhe ndryshuar kushtetutën? A ka dinjitet ky njeri? Është e qartë se jo. E humbi edhe besueshmërinë edhe integritetin, por më e tmerrshmja është se duke e poshtëruar veten dhe duke u lëpirë aty ku pështyu, shkel dinjitetin e popullit, të zyrës dhe të shtetit”, thonë partia.
OBRM-PDUKM: Pendarovski tha se është absurde ndryshimi i Kushtetutës me kërkesë të Bullgarisë dhe sot ai është propozuesi kryesor i ndryshimit appeared first on Telegrafi.