
OBRM-PDUKM përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së LSDM-së, Bogdanka Kuzeska lidhur me akuzat për partizim masiv të administratës shtetërore.
Sipas partisë në pushtet, LSDM-ja përhap gënjeshtra dhe se pohimet për punësimin e 3.000 personave janë të pavërteta.
Sipas OBRM-PDUKM-së, është qesharake se këto press-konferencat i mban LSDM-ja e jo BDI-ja si përgjigje ndaj VLEN-it.
“Aq janë të varur nga BDI-ja që një ditë në mënyrë natyrore do ta përmbushin marrëveshjen e vjetër dhe do të bashkohen në një parti. Kjo Qeveri është e përkushtuar për cilësi, e jo për lista partiake. Panika në LSDM është e qartë, sajojnë skandale që ekzistojnë vetëm në kokat e tyre. Deklaratat e tilla nuk janë të vërteta”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale appeared first on Telegrafi.