Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM-ja nuk e pranon propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 450 euro. Nga OBRM-PDUKM thonë se “partia e Filipçes sa kishte qenë në pushtet, kishte refuzuar këtë propozim dhe për më tepër, shifrat në përqindje që i propozojnë nuk janë të sakta”.

“Përse LSDM-ja e refuzoi pikërisht këtë propozim, vetëm 130/40 ditë më herët deri sa ishin në pushtet? Kjo është veçanërisht më rëndësi sepse përskaj liderit të LSDM-së ishin edhe ata që ishin kryesorët për krijimin e politikës ekonomike të qeverisë së kaluar, ish drejtorja e Drejtorisë së të Ardhura Publike, ish ministrja Jovana Trençevska, pashë Fatmir Bytyqin, që tregon se qëllimi në vetvete është joserioz, dhe është vetëm për politikë ditore”, u shpreh Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM.

Ai theksoi se OBRM-PDUKM-ja është duke punuar për një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave për të gjithë.

Ndryshe, sot kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për rritjen e pagës minimale në 27.700 denarë, për të mbrojtur standardin e qytetarëve./Telegrafi/

OBRM-PDUKM nuk e pranon propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version