Me largimin e autoriteteve të LSDM-së dhe BDI-së, po ndodh një rritje e re e çmimit të rrymës, e cila ndikon drejtpërdrejt në ekonominë dhe buxhetin familjar”, ​​thonë nga OBRM-PDUKM.

“OBRM-PDUKM kujdeset për standardin e qytetarëve dhe për këtë arsye ka dorëzuar një projektligj për plotësimin e ligjit për energjinë pas procedurës së shkurtuar, i cili do të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shumicën e amvisërive tani në fillim të korrikut.

Duke pasur parasysh që furnizuesi universal nga më herët vazhdon të ofrojë të njëjtin shërbim edhe në të ardhmen, Enti Rregullator duhet të zgjasë licencën e tij vetëm me ndryshimet, pa asnjë procedurë burokratike shtesë që kushton para dhe kohë dhe në të njëjtën kohë marzhi do të jetë ulur nga 11.5% në 9.9%.

Këto ndryshime, por edhe optimizimi në punën e furnizuesit universal, do t’i mbronin qytetarët nga rritja e çmimeve dhe në këtë mënyrë rrezikimi i mëtejshëm i standardit të qytetarëve.

Këto masa, të cilat tani po i propozon OBRM-PDUKM-ja, para formimit të qeverisë, kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Pas formimit të qeverisë do të vijojë një punë e fortë dhe e përkushtuar në fushën e energjisë, e cila duhet të rezultojë në uljen e çmimit të energjisë elektrike në periudhën e ardhshme rregullatore nga janari 2025, si për amvisëri ashtu edhe për ekonominë”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Ndryshimet në Ligjin për Energjinë që propozojmë do të parandalojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shumicën e amvisërive appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version