Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, thotë se Qeveria e RMV-së shfuqizoi drejtorët ekonomikë në institucionet shëndetësore dhe se këto para do të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
“Me heqjen e drejtorëve ekonomikë, hiqet dualizmi në shëndetësi, por përmirësohet edhe efikasiteti”.
“Me vendosjen e sistemit prej një drejtori do të ulen kostot administrative dhe fondet do të drejtohen për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, dje qeveria vendosi që në institucionet shëndetësore të mos ketë drejtor ekonomikë./Telegrafi/
OBRM-PDUKM: Me pagat e drejtorëve ekonomik do të përmirësohen shërbimet shëndetësore appeared first on Telegrafi.