OBRM-PDUKM do të luftojë kundër korrupsionit në urbanizëm me dy projekte softuerike, e-urbanizëm dhe bim softuer, njoftojnë nga partia.

“E para, e-urbanizmi apo e-hapësira, nënkupton reduktimin e procedurave dhe kohës që duhet për përgjigjen e institucioneve kompetente. Tani për një projekt duhet mendim nga institucionet si MEPSO, EVN, ndërmarrjet komunale, ministritë dhe institucionet tjera si Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Historike. Plani i OBRM-PDUKM-së është që ta digjitalizojë këtë, ose që personi që e përgatit planin urban të marrë informacionin me një vegël softuerike në vend që të vrapojë nëpër institucione. Kjo do të zvogëlojë ndikimin e faktorit njerëzor dhe do të përshpejtojë procesin e marrjes së informacionit dhe dokumenteve. Do të çojë në një proces transparent dhe pa korrupsion.

I dyti, softueri bim ose mjeti bim, do të përdorej nga planifikues dhe institucione të cilët në procesin e marrjes së lejes së ndërtimit do të mund të fusnin vetë projektin dhe mjeti do të më jepte një përgjigje nëse projekti korrespondon ndaj parimeve urbane. Dhe me këtë ideja është që të përshpejtohet procesi i dhënies së lejes së ndërtimit. Ose kështu do të rritet transparenca dhe do të ulet korrupsioni”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Këto mjete, siç shtojnë ata, do të çojnë në një transparencë më të madhe, një proces më të shpejtë të lëshimit të dokumenteve dhe, më e rëndësishmja, do të shtypin korrupsionin në shoqëri, i cili është një nga problemet më të mëdha të qytetarëve./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Me dy softuer do të zvogëlojmë korrupsionin në urbanizëm appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version