OBRM-PDUKM-ja në një kumtesë për media thotë se Maqedonia ka shumë nevojë për një vizion të ri, strategji, plan afatgjatë për zhvillim real, krijimi i të cilit do të përfshijë mendjet më të mëdha në vend.

Prej atje thonë se pikërisht ky është edhe qëllimi i projektit të fundit të ofruar nga presidenti Mickoski me thirrje për bashkim të përgjithshëm.

“Thirrja për bashkim dhe krijimin e një strategjie për vendin 2025 është një projekt konkret, i cili do të mbledhë akademikë dhe intelektualë maqedonas në një vend. Ideja dhe vizioni i presidentit Mickoski është që përveç bashkimit të përgjithshëm kombëtar, anëtarët e ASHAM-it dhe komunitetit universitar, të gjithë profesionistët e fushës së tyre të përfshijnë prioritetet për zhvillimin e shtetit, sfidat demografike, qëllimet ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shtetit”.

“Për më tepër, strategjia duhet të përfshijë zhvillimin bujqësor dhe teknologjik, zhvillimin e energjisë dhe transportit, përmirësimin e mjedisit, arsimin, si dhe të mundësojë shëndetësinë që të jetë në hap me arritjet botërore. Kjo është pikërisht ajo që i duhet shtetit për të kapur hapin e epokës së re, ku proceset shkencore, teknologjike dhe ekonomike po zhvillohen me shpejtësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Dhe që e gjithë kjo të planifikohet, zbatohet dhe realizohet, duhet bashkim i brendshëm. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje LSDM-së që të kapërcejë veten dhe të paktën një herë në veprimtarinë e tyre partiake, të vendosë interesat e shtetit mbi atë partiak”, shtojnë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM: Maqedonisë i duhet strategji afatgjate për rritje dhe zhvillim appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version