OBRM-PDUKM vazhdon ta akuzojë LSDM-në, sic thonë, për lidhjet me Artan Grubin.
Sipas tyre, LSDM-ja ka mbetur fortifikata e fundit për Grubin, ndaj kërkojnë nga LSDM që të kërkojnë falje.
“LSDM duhet të inkurajohet dhe të kërkojë falje për Artan Grubin. Derisa nuk kërkojnë falje për krimet e Grubit, deri atëherë nuk mund të thonë se janë shkëputur nga ai dhe BDI-ja. Vetëm me përballjen e plotë me realitetin dhe kërkimfaljen për Grubin, LSDM-ja do të hapë faqe të re. Derisa nuk e bëjnë këtë, ata tregojnë se mbeten partia e njëjtë që ishte në koalicion me Grubin derisa ai vidhte”, tha Brane Petrushevski.
Reagimi i OBRM-PDUKM-së erdhi pasi LSDM akuzoi qeverinë se pavarësisht se ka buxhet për rritje të pagave, po i poshtëron punëtorët duke dalë në protesta.
OBRM-PDUKM: LSDM të kërkojë falje për veprimet e Grubit, ishin bashkë me BDI-në në koalicion appeared first on Telegrafi.