
LSDM-ja nuk ka as të drejtë morale e as politike të flasë për kulturën dhe trashëgiminë kulturore sepse janë ata që e kanë lënë kulturën në shpërbërje të plotë. Ky është reagimi i OBRM-PDUKM-së në pushtet pasi më herët socialdemokratët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov për, siç thanë ata, kaosin që ka shkaktuar në departamentin që ai drejton.
“Ajo që gjetëm nuk është thjesht kaos, por kolaps sistemik, ku trashëgimia kulturore është lënë në mëshirë të kohës. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Ljutkov? Pse? Sepse për herë të parë pas vitesh po ngrihen çështje reale për reformën sistematike në kulturë? Sepse ai po flet për modele që përdoren në të gjithë botën, për mbrojtjen, restaurimin e të mirave kulturore përmes kontekstit të saj?
Partneritetet publike-private, hapja e dyqaneve të suvenireve që ata vetë i mbyllën, kafeteritë dhe përmbajtjet e tjera shoqëruese nuk po e shesin atë, por e promovojnë atë dhe po, trashëgimia kulturore nuk është një mall tregtar, por për LSDM-në ishte ajo”, thonë nga OBRM-PDUKM-në.
Me kërkesën e dorëheqjes së Ljutkovit, sipas partisë në pushtet, LSDM-ja edhe një herë tregon dëshpërimin e saj politik dhe besimin e humbur te qytetarët. Ata shtojnë se në vitet e fundit partia e ka sjellë këtë sektor në prag të kolapsit për shkak të, siç akuzoi OBRM-PDUKM, paaftësisë, mungesës së strategjisë dhe angazhimit./Telegrafi/
OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk ka as të drejtë morale e as politike të flasë për kulturën, paaftësia e tyre e ka sjellë këtë sektor në prag të kolapsit appeared first on Telegrafi.