Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrusheski në konferencë për shtyp tha se LSDM duhet të tregojë nëse njërin nga të arrestuarit për vrasjen në QT Mavrovasja e kanë lëshuar nga burgu për të punuar në zgjedhje.

“E.K është njëri nga të arrestuarit për vrasjen te QT Mavrovasja i cili është arratisur nga Idrizova më 15.04.2024, 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare. LSDM duhet të tregojë nëse e kanë lëshuar nga burgu me qëllim që ta angazhojnë në zgjedhje”, tha Petrusheski.

Ai shtoi se LSDM mbulon të arrestuar për varsje dhe shpëton gjyqtarë të BDI-së si Pajazit Pajaziti.

“Përgjegjësi do të ketë dhe e vërteta do të del në pah”, tha mes tjerash Petrushevski./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: LSDM duhet të tregojë nëse i arrestuari për vrasjen e kësaj jave e kishin lëshuar nga burgu për të punuar në zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version