Borxhi ndaj MEPSO-s i disa kompanive të tregtimit të energjisë elektrike në vitin 2021 arrin në 14 milionë euro. Parregullsitë në operacion janë regjistruar edhe nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). Të gjitha kompanitë janë të afërta me LSDM-në dhe BDI-në, njëra prej tyre, “U Power”, është edhe në pronësi të djalit të Musa Xhaferit, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti shtojnë se kryesia e atëhershme e MEPSO-s fillimisht ka marrë vendim për shlyerjen e borxhit me këste, e më pas shlyerjen e tij.
“14 milionë euro është dëmi që SDS dhe BDI i bënë operatorit maqedonas të transmetimit të energjisë. SDS dhe BDI përdorën si MEPSO ashtu edhe EMV për të bërë biznese milionëshe. Nga djali i Musa Xhaferit, nipërit e Ali Ahmetit, Drini dhe Besiani, përmes Zoran Zaevit, Vice Zaevit, Venko Filipçes dhe Dimitar Kovaçevskit, nuk ka asnjë nga lidershipi i këtyre dy partive që nuk i është futur biznesit energjetik dhe kanë qarkulluar miliona euro gjatë qeverisjes së SDS-së dhe BDI-së nga viti 2017 deri në vitin 2024”, thuhet në reagimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së.
Nga atje shtojnë se LSDM-ja edhe BDI-ja janë të vetëdijshme se do të pasojnë, prandaj paniku është i madh ndërsa përgjegjësi do të ketë.
OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI shlyejnë borxhet e tregtarëve të energjisë elektrike përfshi dhe djalin e Musa Xhaferit appeared first on Telegrafi.