Në një njohtim të fundit OBRM-PDUKM ka shprehur që LSDM, BDI dhe E Majta janë në koalicion në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Ato theksojnë se bashkëpunimi i tyre dhe përkrahja e Arsovskës u konfirmua sërish me votimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, me të cilin anulohen investimet kapitale dhe zvogëlohen subvencionet. Sipas tyre, ky buxhet është buxheti më i keq që ka pasur qyteti dhe përveç parave për tenderë të diskutueshëm, nuk ofron asgjë për qytetarët.

“LSDM, BDI dhe e Majta, duke e votuar buxhetin e Arsovska Danelës, i siguruan vetes një kavanoz me mjaltë, në të cilin do të fërkojnë duart. E vetmja e mirë në të gjithë situatën është që të gjithë qytetarët e shohin qartë këtë koalicion i cili përveç se ngjitet me shumë mjaltë, tërheq njëri-tjetrin edhe me joparimitetin dhe masën e tij për bizneset me hije”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM.

Për OBRM-PDUKM-në, Arsovska ka gjetur farefis në LSDM, BDI dhe e Majta, të cilët e votojnë buxhetin e saj për vitin e ri të humbur si kokrra të kuqe. /Telegrafi/

OBRM-PDUKM: LSDM, BDI dhe e Majta nënvizojnë bashkëpunimin me votimin e buxhetit të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version