
Sistemi gjyqësor në vend është i robëruar, nga të fuqishmit e LSDM-së dhe BDI-së, kështu thonë nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.
OBRM-PDUKM pretendon se Prokurori Shtetëror Publik, Ljupço Kocevski, pamundëson drejtësinë dhe bllokon procedurat dhe si shef i Prokurorisë ka dëshmuar se është vegël e LSDM-së.
“Se Ljupço Kocevski nuk planifikon ta ndjek krimin, por t`i mbrojë kuadrot e LSDM-së, paraqet mosveprim kundër gjykatësve dhe prokurorëve në rastin me Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti, të cilët kanë pranuar fajin se kanë patur përfitime pronësore për të ndikuar për uljen e dënimit të Boro Marlboros. Ljupço Kocevski lejoi përhapjen e metastazave të LSD-së në gjyqësor. Kocevski si shef i PP-së tregoi se është i paaftë të realizojë lëndë të korrupsionit të lartë, për shkak se mbronte mbretërit e krimit dhe korrupsionit e LSD-së. Në opinion dhe për ekspertët nuk ka asnjë argument përse të mbetet Ljupço Kocevski, kurse ka million arsye përse duhet të largohet”, thonë nga OBRM-PDUKM.
OBRM-PDUKM: Ka një milion arsye për shkarkimin e Kocevskit, po mbron kuadrot e LSDM-së appeared first on Telegrafi.