Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, se kandidatja e tyre për presidente Gordana Siljanovska Davkova, nuk ka mbledhur nënshkrime nga qytetarët për kandidaturën e saj. Nga OBRM-PDUKM thonë se e gjithë kjo nuk është e vërtetë dhe se parashtrimi i kandidaturës është proces teknik.

“Parashtrimi i kandidaturës është proces teknik, profesoresha Siljanovska Davkova kishte dalje më të madhe nga qytetarët gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për kandidaturën e saj dhe andaj ajo është dhimbja më e madhe për Pendarovskin dhe LSD-në. Mbështetja e qytetarëve është e qartë dhe pa dilema, ndërsa LSD dhe Pendarovski për këtë do të binden më 24 prill dhe 8 maj”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

Lexo po ashtu
LSDM: Kandidatja e OBRM-PDUKM-së nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, kandidaturën e ka dorëzuar me nënshkrimin e deputetëve

Ndryshe, nga sot edhe zyrtarisht ka përfunduar procesi i parashtrimit të kandidaturave për zgjedhjet presidenciale, ku u paraqitën 7 kandidatë edhe atë presidenti aktual Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arben Taravari, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Maksim Dimitrievski dhe Stevçe Jakimovski.

OBRM-PDUKM i përgjigjet LSDM-së: Mbledhja e nënshkrimeve për kandidaten për presidente ishte vetëm proces teknik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version