LSDM dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimeve të detyrave dhe kompetencave zyrtare për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta, thuhet në komunikatën e sotme të OBRM-PDUKM-së.

“Qeverisja e LSD-së dhe BDI-së është shënuar me skandale të shumta kriminale dhe korruptive, siç është ky i fundit në MEPSO, ku ka dyshime dhe indicie për keqpërdorim të tre milionë eurove të parave të qytetarëve. Kompania, nën udhëheqjen e njerëzve nga këto parti, lidhi një kontratë për blerjen e një pajisjeje për tre milionë euro më të shtrenjtë se Plani Zhvillimor i planifikuar, të cilin ata vetë e miratuan.

Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi front i BDI-së dhe i emëruar nga LSD, në qershor të këtij viti MEPSO lidhi marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e një pajisjeje për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator.

Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me këtë kompani, e njëjta pajisje është 5.864 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Një fakt, shtojnë nga atje, shqetësues është se kompania shqiptare Shansi Invest merr pjesë në këtë tender me “Dalekovod SHA Zagreb”, e cila është kompani e prodhimit të këtij lloji të pajisjeve dhe e cila shfaqet si partneri kryesor në konsorcium.

Nga atje i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh./Telegrafi/

 

OBRM-PDUKM: I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë se në xhepin e kujt përfunduan tre milionë euro të parapara në MEPSO appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version