Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, ka hedhur akuza në drejtim të BDI-së në lidhje me “balancuesin”. Nga OBRM-PDUKM thonë se BDI është pajtuar për heqjen e “balancuesit” në Qeverinë e kaluar, së bashku me LSDM-në.

“Të mos harrojmë, në vitin 2023 Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së miratuan Strategjinë për Reformat e Administratës Publike për periudhën 2023-2030, e cila parasheh heqjen e balancuesit. Për më tepër, rekomandimi i Komisionit Evropian thotë qartë se mjeti është i konsumuar dhe duhet shfuqizuar”.

“BDI paralajmëron protesta dhe destabilizimin e shtetit, dhe ata kanë qenë pjesë e pushtetit për më shumë se 20 vjet dhe nuk kanë bërë asgjë, përveçse kanë luajtur futboll nëpër zyra, rrugët me baltë në Haraçinë dhe blenë qendra tregtare. BDI janë lexuar nga qytetarët dhe deklaratat e politikanëve të tyre nuk kalojnë në bllokun shqiptar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Prej atje gjithashtu thonë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të zgjidhet me ligj./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version