Matura shtetërore duhet të anulohet ndërsa në fakultete të rikthehen provimet pranuese. Kështu vlerësojnë një pjesë e maturantëve të cilët thonë se këto provime përveç se shkaktojnë stres për nxënësit ndikojnë dukshëm edhe në suksesin për t’u regjistruar në fakultet.

“Sinqerisht unë jam për provim në fakultet sepse jo të gjithë qëndrojnë mirë me gjuhët e huaja. Unë duhet të kaloj provimin anglisht, edhe të tjerët janë mes gjuhës angleze dhe matematikës. Ndoshta mua nuk më shkon mirë anglishtja e as matemtika por qëndroj mirë me shkencat natyrore, kimia dhe biologjia. Nëse mua nuk më shkon mirë anglishtja dhe matematika mund të bëj gabim në maturën shtetërore dhe nuk mund të regjistrohem në fakultet aty ku dëshiroj”, tha një maturante.

“Kishte qenë më mirë të kemi provim pranues në fakultete se sa të kemi provimin e maturës në shkollën e mesme. Kemi edhe lëndë të cilat nga nga dy vjet I kemi mësuar dhe është pak si e rëndë për ne sepse nuk mund ti mbajmë të gjitha gjërat mend dhe ti dimë. Të gjithë nuk jemi të suksesshëm në të gjitha lëndët, mendoj që është më mirë të ketë provim pranues në fakultet”, shtoi një maturante.

Disa nga maturantët ankohen se lëndë të caktuara në shkollat profesionale mësohen vetëm dy vjet ndërsa pyetjet në testin e maturës shtetërore përfshijnë materialin e katër viteve mësim.

“Unë nuk do e preferoja, sipas mendimit tim, mirëpo ne e kemiobligative dhe duhet ta kryejmë. Nëse unë tash regjistrohem në mjeksi unë provimin e maturës shtetërore do e kem gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze, kjo nuk më duhet mua. Më efikase që nëpër fakultete të ketë provime sepse nxënësit janë të drejtuar në atë drejtim dhe kanë më shumë njohuri dhe më shumë motiv për të mësuar”, u shpreh një maturant.

Maturën shtetërore tashmë e kanë paraqitur rreth 15 mijë maturantë. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thonë se sipas llojit të arsimit, 6.341 maturantë janë nga gjimnazet, 8.230 nga arsimi profesional dhe 263 nga arsimi artistik./Alsat.mk

Nxënësit në RMV kërkojnë anulimin e maturës shtetërore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version