Kuvendi i RMV-së sonte e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

72 deputetë votuan “kundër” interpelancës, 20 “pro” dhe nuk pati asnjë abstenim. Interpelanca e paraqitur nga “E Majta” u mbështet nga LSDM dhe BDI.

Debati u shënua nga akuza të ndërsjella për dështime institucionale, përgjegjshmëri politike dhe paaftësi në përballimin e sfidave të sigurisë.

“E Majta” akuzoi Toshkovskin për kryerje të papërshtatshme të funksionit të tij, duke vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme.

Nuk kalon interpelanca ndaj ministrit Toshkovski, u mbështet nga 20 deputetë  appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version