
Kuvendi i RMV-së sonte e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
72 deputetë votuan “kundër” interpelancës, 20 “pro” dhe nuk pati asnjë abstenim. Interpelanca e paraqitur nga “E Majta” u mbështet nga LSDM dhe BDI.
Debati u shënua nga akuza të ndërsjella për dështime institucionale, përgjegjshmëri politike dhe paaftësi në përballimin e sfidave të sigurisë.
“E Majta” akuzoi Toshkovskin për kryerje të papërshtatshme të funksionit të tij, duke vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme.
Nuk kalon interpelanca ndaj ministrit Toshkovski, u mbështet nga 20 deputetë appeared first on Telegrafi.